Në Kosovë, mbi 19 mijë maturantë janë duke u nënshtruar sot Testit të Maturës Shtetërore në 152 qendra të testimit.
Autoritetet arsimore kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj keqpërdorimit gjatë procesit.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se në testim po marrin pjesë 19,514 nxënës, ndërsa procesi po administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.
Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Betim Sylejmani, ka shprehur gatishmërinë e qendrës së testimit për zhvillimin e provimit.
Testi i Maturës Shtetërore përmban 100 kërkesa për gjithë kandidatët dhe ndalohet posedimi i telefonave mobilë dhe pajisjeve elektronike gjatë provimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info





