Matthew McConaughey ka zbuluar se cili prej filmave të tij vazhdon t’i sjellë më shumë të ardhura, edhe më shumë se roli që i dha çmimin Oscar.
Aktori 56-vjeçar tha se komedia romantike “How to Lose a Guy in 10 Days”, e vitit 2003, me Kate Hudson, mbetet filmi që i sjell më shumë të ardhura nga pagesat e mbetura, shkruan DailyMail. “Ende paguan më shumë para se çdo film tjetër që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh McConaughey, duke e cilësuar filmin si një “dhuratë që vazhdon të japë”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





