Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës. “Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur.
I falënderoj jashtë mase.
Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai.
Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.
Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena.
Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.
Së fundmi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u largua konkurrentja Ina Aderi.





