Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, duke pretenduar se ZPS e ka ditur për sulmet e mundshme të mbrojtjes.
Mishetiq gjithashtu kritikon paraqitjen e provave nga ZPS dhe dyshon në besueshmërinë e dëshmitarit Bislim Zyrapi.
Ai kërkon që ZPS të informojë plotësisht mbrojtjen për të gjitha provat që kanë ndaj të akuzuarve.





