Mateo zgjidhet si banori më i preferuar në lojën e realitetit: Detajet e nominimeve dhe largimi i konkurrentes!

Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës. “Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur.

I falënderoj jashtë mase.

Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai.


- Advertisement -

Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.

Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena.

Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.

Së fundmi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri u largua konkurrentja Ina Aderi.

- Advertisement -