Madonna shndërron Times Square në një klub natë me një performancë të mahnitshme

Ikona e popit, Madonna, i habiti fansat me një performancë në Times Square në New York, ku e shndërroi sheshin e famshëm në një klub nate të improvizuar.

Me këtë ngjarje, ajo shënoi fillimin e Muajit të Krenarisë, në bashkëpunim me aplikacionin Grindr, të destinuar për komunitetin LGBTQ+, dhe gjithashtu njoftoi albumin e saj të ri ‘Confessions II’.

Ajo u shfaq në skenë me një veshje mbresëlënëse, duke veshur një korse rozë me çorape të larta dhe çizme të argjendta me lidhëse.


- Advertisement -

Paraqitja e saj në skenë tërhoqi edhe një herë shumë vëmendje nga publiku, në përputhje me stilin e saj të dallueshëm që e ka kultivuar në performancat e saj për vite me radhë.

Përpara turmës së mbledhur, ajo performoi hitet e saj më të mëdha, por gjithashtu i prezantoi publikut këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm.

Partneri i saj Akeem Morris ishte gjithashtu i pranishëm në performancë, si dhe vajza e saj 20-vjeçare Mercy. ‘Confessions II’ është vazhdimi i albumit të saj të vitit 2005 ‘Confessions on a Dance Floor’, i cili fitoi një çmim Grammy për albumin më të mirë elektronik/dance dhe solli hite si ‘Hung Up’ dhe ‘Sorry’.

Ajo gjithashtu prezantoi më parë këngën ‘Bring Your Love’ nga albumi i ri, në të cilin Sabrina Carpenter është e ftuar.

Duke njoftuar albumin në prill, ajo theksoi se muzika dance shpesh keqkuptohet si sipërfaqësore, ndërsa për të ajo përfaqëson një formë shprehjeje artistike dhe shpirtërore.

Sipas saj, pista e vallëzimit është një hapësirë ku njerëzit lidhen me veten, emocionet e tyre dhe komunitetin.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *