Madonna ka shprehur kritika të forta ndaj inteligjencës artificiale, duke e vlerësuar atë si pengesë për artin dhe krijimtarinë.
Në një intervistë për revistën Vogue Italia, Madonna theksoi se algoritmet dhe AI largojnë artistët nga rreziku dhe i shtyjnë drejt një krijimtarie të kufizuar dhe pa origjinalitet.
Në opinionin e saj, inteligjenca artificiale është e kundërta e krijimit të artit.
Ajo gjithashtu foli për ndryshimet në industrinë muzikore, ku tani artistët duhet të mendojnë për numrin e ndjekësve në rrjetet sociale për të siguruar kontrata.
Megjithatë, edhe pse kundërshton AI-në, Madonna ka përdorur vetë inteligjencën artificiale në disa raste.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





