Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka reaguar pas mbylljes së qumështores ‘Vita’, për shkak të presionit nga pushteti.
Rukiqi ka thënë se pushteti duhet t’i mbajë duart larg bizneseve dhe sulmet pa baza dëmtojnë ekonominë dhe vendet e punës.
Ai po ashtu thekson se ‘Vita’ është prodhuesi më i madh në rajon, simbol i prodhimit vendor cilësor dhe i punës së mijëra njerëzve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





