Këngëtarja dhe modelja Madison Beer ka shfaqur unazën e saj të madhe të fejesës, vetëm pak ditë pasi ylli i NFL-së, Justin Herbert, i propozoi për martesë. 28-vjeçarja u kap në kamera gjatë një daljeje në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen me unazën e re me diamant.
Dukej e lumtur teksa shijonte statusin e saj të ri si e fejuar.
Propozimi nga quarterback-u i ekipit Los Angeles Chargers ishte një moment i veçantë për çiftin, të cilët kanë qenë në një lidhje prej rreth një viti.
Herbert ka treguar se ishte më i emocionuar dhe më nervoz për propozimin sesa për disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij sportive.
Lajmi i fejesës u bë publik javën e kaluar, kur çifti ndau foto romantike në rrjetet sociale.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





