Aktiviteti i IKD-së për ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës: qytetarët mbështesin forcimin e sundimit të ligjit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po vazhdon aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative për ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës.

Qytetarët në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë kanë shprehur mbështetje për propozimet që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të parasë publike për përfitime politike gjatë zgjedhjeve.

IKD bën thirrje qytetarëve të vizitojnë stendën informuese dhe të mbështesin nismën për rritjen e përgjegjshmërisë institucionale në Kosovë.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -