Lutfi Haziri lyp marrëveshje VV-LDK, thotë se Vjosa Osmani tërhiqet nga kandidatura për Presidente

Haziri propozon marrëveshje VV-LDK për zgjedhjen e Presidentit dhe tejkalimin e krizës politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për një marrëveshje mes LDK-së dhe Albin Kurti për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të siguruar zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Në një intervistë për T7, Haziri theksoi nevojën për një marrëveshje të gjerë politike, të cilën e cilësoi si një “pako” që do t’i hapte rrugë stabilitetit institucional.


- Advertisement -

Sipas tij, LDK-ja nuk ka kundërshtime ndaj asnjë kandidati të veçantë për postin e Presidentit. Ai tha se edhe aktualja Presidente, Vjosa Osmani, nuk e sheh emrin e saj si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“LDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë problem me emra të përveçëm. Nëse konsiderohet se znj. Osmani ka qenë ose mund të jetë pengesë për një marrëveshje, mund të them se vetë ajo ka konfirmuar se emri i saj nuk është problem për arritjen e bashkëpunimit ndërmjet partive politike”, deklaroi Haziri.

Ai shtoi se një marrëveshje e tillë do t’i mundësonte Kosovës të dilte nga kriza aktuale politike dhe t’i kthehej funksionimit normal institucional.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *