Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se 4 Korriku i vitit 1776 shënon një nga momentet më madhore në historinë modern, lindjen e një shteti të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.
Kjo date sipas Abdixhikut, nuk përfaqëson vetëm themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por siç tha, edhe lindjen e një vizioni që ka frymëzuar popuj të tërë në përpjekjet e tyre për liri, demokraci dhe paqe.
Abdixhiku theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku i pashlyeshëm dhe mbështetësi vendimtar i Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe demokracisë.
Vizioni për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, të integruar në NATO dhe BE, mbetet një prej shtyllave themelore të orientimit politik të LDK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





