Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes organizimit të ‘Vrapit të Rreshter Majorit’, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë.
Në aktivitet morën pjesë pjesëtarë të Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët e tyre amerikanë.
Aktiviteti u zhvillua nën moton ‘Run Together, Stronger Together’, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin Forcën e Sigurisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FSK theksoi se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e zhvillimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





