Lumir Abdixhiku prezanton programin zgjedhor në Klinë: Prioritetet e LDK-së për zhvillimin e Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar pasditen e sotme në Klinë për një takim me qytetarë të atjeshëm.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se atje pa një energji që iu kishte munguar dhe një besim që, sipas tij, po rritet çdo ditë. “Folëm për katër vitet e humbura.

Për mungesën e zhvillimit, për rritjen e kostos së jetesës, për të rinjtë që po largohen, për familjet që po përballen çdo ditë me pasiguri, e për bizneset që kanë mbetur pa mbështetje”. “Folëm edhe për rrugën tonë.


- Advertisement -

Për zotimet tona konkrete: për rritjen e pagave, mbështetjen për familjet, punësimin e garantuar për të rinjtë, investimet e mëdha, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe një ekonomi që krijon mundësi për secilin”, tha Abdixhiku.

Në Klinë, kandidati i LDK-së për kryeministër, prezantoi kandidatët për deputet: Astrit Desku me numër 49 dhe Kushtrim Krasniqi me numër 97.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *