Lumir Abdixhiku prezanton programin e LDK-së në tubimin zgjedhor në Rahovec

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbështetje të madhe në Rahovec nga qytetarët e kësaj komune.

Në tubimin zgjedhor, Abdixhiku vlerësoi energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve të Rahovecit dhe prezantoi programin e LDK-së për investime konkrete, mbështetje të bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë.

Kandidati u zotua për realizimin e projekteve zhvillimore që do të transformojnë Rahovecin dhe gjithë Kosovën, duke theksuar nevojën për një shtet që punon për qytetarët.


- Advertisement -

Ai gjithashtu kërkoi mbështetje për kandidatët e LDK-së në Rahovec, Avdullah Hotin dhe Fahrije Hotin.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *