Lumir Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së është antidoti kundër krizës politike në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bashkimi i LDK-së që po ndërtohet nuk është vetëm përgjigje ndaj një partie politike, por nevojë për ta nxjerrë vendin nga kriza e vazhdueshme politike.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë ta rikthejë fuqinë e saj në politikën e jashtme, besimin me aleatët strategjikë dhe orientimin e qartë euroatlantik. “Prandaj, ky bashkim nuk është vetëm përgjigje ndaj një pale politike.

Ky bashkim është antidot ndaj gjendjes në të cilën ka rrëshqitur Kosova.


- Advertisement -

Kosova sot ka nevojë ta rikthejë fuqinë e saj në politikën e jashtme.

Ka nevojë ta rikthejë besimin me aleatët strategjikë.

Ka nevojë për një gjuhë serioze shtetërore, për një përfaqësim dinjitoz dhe për një orientim të qartë euroatlantik.

Kosova nuk mund të mbetet vend i krizës së përhershme politike.

Nuk mund të mbetet vend i konflikteve të pafundme me secilin.

Nuk mund të mbetet vend që harxhon gjithë energjinë e vet në beteja të brendshme ndërsa bota ecën përpara”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa ai të garojë për kryeministër.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se ka propozuar një listë bashkuese, që sipas tij synon rikthimin e ekuilibrit politik dhe institucional në vend.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *