Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.
Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.
Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje.
Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’.
Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.
Pas publikimit të spotit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.
Ndjekësit dhe personazhe të njohur kanë shprehur entuziazmin e tyre për rikthimin e Luizit në ekran, ndërsa vëmendje mori edhe komenti mbështetës i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





