Loreen po zgjeron horizontet e saj artistike, duke nisur një kapitull të ri në karrierë pas suksesit të jashtëzakonshëm në Eurovision Song Contest, ku u bë gruaja e parë që fiton dy herë garën (2012 dhe 2023).
Këngëtarja suedeze, e njohur për hitet globale si ‘Tattoo’, ka grumbulluar miliarda dëgjime dhe ka konsoliduar statusin e saj në industrinë muzikore.
Së fundmi, ajo publikoi albumin e ri ‘WILDFIRE’, i pari pas nëntë vitesh.
Por, përtej muzikës, Loreen tashmë po hyn edhe në botën e aktrimit, duke debutuar në një film në Suedi, shkruan DailyMail.
Ajo ka treguar se kjo eksperiencë ka qenë sfiduese emocionalisht, pasi kërkon përfshirje të thellë psikologjike në role.
