Forcat e policisë në Prishtinë kanë zbuluar se dy persona, L.J., 26 vjeç dhe A.H., 28 vjeç, janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhjen e naftës.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa ata janë ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme.
Informacionin e ka bërë të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.





