Londrim dhe Klodi nga Big Brother VIP Kosova: Lidhja e tyre jashtë shtëpisë vazhdon ende!

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, dyshja Londrim dhe Klodi janë parë sërish bashkë, duke treguar se marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të shtëpisë.

Një postim i përbashkët në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të tyre.

Të veshur me veshjet e natës finale, dyshja duket se e kanë shkrepur fotografinë menjëherë pas përfundimit të spektaklit, duke ruajtur emocionet e asaj mbrëmjeje të madhe.


- Advertisement -

Në përshkrimin e fotografisë, Klodi shkroi: “Vëllezër me zgjedhje, të lidhur nga zjarri.

Nga të panjohur u bëmë njerëz të vërtetë brenda shtëpisë më të çmendur, ajo që ndërtuam është më e madhe se loja.

Respekt, besnikëri, kujtime për jetën.

Unë dhe Londrimi, gjithmonë të vërtetë”.

Ky mesazh nxiti reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një konfirmim se miqësia e tyre vazhdon edhe jashtë lojës.

Komentet ishin pozitive, me shumë fansa që vlerësuan lidhjen e krijuar mes tyre gjatë rrugëtimit në format.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *