Një individ u arrestua në Pejë pasi dyshohet se kishte thyer derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vënte flakën, por u ndalua nga Policia.
I dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, por nuk e respektoi atë.
Autoritetet e dërguan atë në mbajtje me vendim të prokurorit.





