Liqeni i Ohrit, i cili ndodhet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është nderuar nga gazetarët e Time Out si një nga vendet më të bukura në Evropë.
Me ujëra të kaltër kristal, peizazhe malore dhe qytete historike, ky liqen i vjetër dhe i thellë mahnit vizitorët.
Në Ohër, qyteti kryesor në Maqedoni, turistët mund të eksplorojnë rrugët me kalldrëm dhe trashëgiminë kulturore të pasur.
Në anën shqiptare, fshatrat tradicionalë buzë liqenit ofrojnë një atmosferë të egër dhe të qetë.
Si një ndër vende më të bukura në Europë, Liqeni i Ohrit konfirmon potencialin turistik të rajonit.





