Ekstradimi i 26-vjeçarit për Kultivimin e Bimëve Narkotike: Detajet e Operacionit Policor në Shkodër

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja për në Shqipëri, i akuzuar për kultivimin e 10 mijë e 900 bimëve narkotike, në vitin 2023 në territorin e Shkodrës.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 26 vjeçarit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *