Leonora Jakupi përballet me momentin më emocional në Big Brother VIP Kosova

Leonora Jakupi në një intervistë të fundit foli për një moment shumë të diskutuar që ndodhi në fillimet e spektaklit Big Brother VIP Kosova, ku ajo ishte opinioniste për herë të parë.

Pas përmendjes së historisë së Elijonës, Leonora tregoi se kishte hulumtuar për jetën e saj dhe se ato që kishte lexuar e kishin trishtuar shumë.

Videoja e Leonorës duke qarë me dhimbje u bë virale shumë shpejt.


- Advertisement -

Në intervistën e fundit, Leonora kujtoi këtë moment dhe shpjegoi se sa e rëndësishme është familja për të, dhe për këtë arsye kishte shpërthyer gjatë Prime.

Ajo tha: ‘Po, shpërthimin emocional e kam pasur në Big Brother që ka qenë njëri prej momenteve më të vështira në karrierën time se nuk më ka ndodhur asnjëherë një shpërthim i tillë’.

- Advertisement -