Një aksident në fshatin Grabovc ka rezultuar me dy persona të lënduar, ku një tren është përplasur me një veturë.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe hetimet po vijojnë nga Njësiti i Trafikut Rajonal.





