Lëndimi i Muhamet Skanës: Motra flet për gjendjen dhe mbështetje familjare

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u lëndua gjatë ndërhyrjes së policisë në protestën para Kryeministrisë, ka njoftuar se ai ka pësuar fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë.

Ajo ka bërë të ditur, përmes një mesazhi, se sipas diagnozës mjekësore, dëmtimet në shtyllën kurrizore janë shkaktuar nga goditjet, ndërsa fraktura në kafkë ka ndodhur si rezultat i përplasjes me forcë në tokë.

Motra e tij ka falënderuar qytetarët për mbështetje dhe mesazhet e solidaritetit, duke theksuar se familja është pranë të riut në këtë periudhë të vështirë. “Unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë.


- Advertisement -

Ai e ka të gjithë mbështetjen tonë dhe, inshallah, do t’ia dalë”, ka shkruar ajo.

Ajo theksoi se familja po bën gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar, ndërsa lutja e tyre e vetme për qytetarët është që të luten për shërimin e vëllait të saj.

Gjithashtu, ajo paralajmëroi se familja do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar që ata që janë përgjegjës për lëndimin e tij të përballen me drejtësinë. “Pseudo-policët që e bënë këtë gjë do të dënohen dhe ne do ta ndjekim çështjen deri në fund”, ka deklaruar ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *