Labinot Rexha u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo pas një zarfi të zi që erdhi në shtëpinë e famshme, e që më pas vendosi publiku për fatin e tij.
Pas largimit, ai hodhi akuza të shumta ndaj produksionit, duke shprehur pakënaqësi e madje duke thënë se iu bë edhe padrejtësi.
Labi nuk ka qenë i pranishën në ‘Big Talk’ për të sqaruar të gjitha, e për këtë Xheneta Fetahu ia dërgoi një mesazh.
I njëjti nuk ka lënë pa reaguar me një mesazh drejtuar asaj në rrjete sociale.
Se informacione paske pas boll, e po i ndaje me të gjithë me kode e me nënkuptime.
Ndonjëherë më duket që disa gjëra i paske ditur para kohe.
Madje edhe për finalen, sikur e kishe parashikuar herët.
Por hajt se krejt kjo mbetet lojë.
Kam një punë për ty seriozisht: a vjen me punu me mu me m’i majt datat e dasmave në mend?
Se unë po i harroj nga koncertet e angazhimet.
