Xhuli Nura ka bërë një deklaratë interesante në ‘Shok Podcact’ me Fis Junikun duke rrëfyer dhuratën që i ka bërë vetes për Shën Valentin, një apartament në Londër para tetë viteve.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tregon se ka blerë edhe makinë për veten në këtë ditë të veçantë. ‘Vetes ia kam bërë për Shën Valentin një apartament, ka qenë koha e Shën Valentinit kur kam qenë në Londër para tetë viteve edhe është një ndjesi shumë e bukur, kur kam marrë çelësat, një ndjesi shumë e bukur ka qenë e pata lyer rregulluar banesën’, u shpreh ajo.





