Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.
Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.
Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së.
Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë: Elvira Ibrahimi Hoti.
Bërthamës e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.
Kuvendi ka bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa në proces mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





