Kushtrim Kelani kundërpërgjigjet me humor kritikave për aksionin e tij me punëtorët e ‘KRM Pastrimi’ në Prishtinë

Aksioni i Kushtrim Kelanit me punëtorët e ‘KRM Pastrimi’ në Prishtinë nuk kaloi pa reagime.

Pasi publikoi fotografi dhe tregoi se kishte kaluar një ditë duke punuar krah për krah me ekipin e pastrimit për të përcjellë një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e mbajtjes së qytetit të pastër, ai u përball me kritika nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha.

Rexha, me të cilin Kelani kishte pasur përplasje edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, komentoi në postimin e tij duke e cilësuar nismën si një veprim për vëmendje. ‘Oh zh zot po ky pjatën e vet dhe shtratin e vet për 80 dit nuk e ka heq te Big Brother VIP Kosova.


- Advertisement -

Këto janë fore të populizmit, për audiencë.

Fore të babadimrit’, shkroi ai.

Komenti mori menjëherë përgjigje nga Kelani, i cili zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me humor. ‘Mos m’komento se po m’vjen borllogu shtrejtë’, iu përgjigj ai.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *