Aktori britanik Jack Barton, 31 vjeç, po lëviz në krye të listës së kandidatëve për të zëvendësuar Daniel Craig si James Bond.
Barton, i njohur për rolin në serialin ‘Heartstopper’ në Netflix dhe ‘SAS: Rogue Heroes’, ka tërhequr vëmendjen e producentëve dhe është në listën e ngushtë për rolin e agjentit 007.
Testet e ekranit pritet të fillojnë së shpejti, por spekulohet se producentët janë në kërkim të një emri më të njohur, duke bërë që Barton të përballet me konkurrencë të fortë nga aktorë si Callum Turner, Jack Lowden, Harris Dickinson, Aaron Taylor-Johnson, Jacob Elordi dhe Henry Cavill.
Amazon MGM Studios ka konfirmuar fillimin e procesit të audicioneve për të gjetur pasardhësin e Daniel Craig.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





