Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.
Ai ka theksuar se beteja filloi më 9 prill 1999 dhe zgjati për dy muaj, duke sjellë sakrifica të mëdha për lirinë e vendit.
Kurti ka falënderuar luftëtarët e UÇK-së për guximin dhe sakrificën e tyre.
Në betejë ranë 114 luftëtarë të UÇK-së dhe mbi 400 u plagosën, ndërsa forcat serbe pësuan humbje të mëdha.
Gjatë kësaj beteje, UÇK-ja u bë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake të botës, NATO-s, për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë.
Lavdi dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares!
