Mbrojtësi i Liverpullit, Virgil van Dijk ka komentuar humbjen e ekipit të tij nga Paris Saint Germain, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Arne Slot ka humbur 2:0 nga parisienët, dhe van Dijk shpreson se në ndeshjen e kthimit, Liverpooli mund të ketë performancë më të mirë. ‘E vështirë.
Punë e vështirë, e cila pritej.
Mendoj se u mbrojtëm me shumë trupa rreth zonës.
Fatkeqësisht, goli i parë ishte një devijim.
Patëm disa momente të vogla në pushim ku mund të kishim bërë më mirë.
Natyrisht, nuk jam i lumtur që humbasim, e vetmja gjë pozitive është se kemi një ndeshje tjetër për të luajtur javën e ardhshme.’, ka deklaruar kapiteni i ‘The Reds’.
