Kurti përgjigjet refuzimit të Gjinit për takim: ‘Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.

Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të. ‘Unë kur i mblodha numrat e deputetëve 53 + 22 + 18 nuk thashë edhe + 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruar të arsyeshme, të nevojshme që të takohet me mua.

Unë besoj që është e rëndësishme që të takohet me mua.


- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.

Ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim që do të jemi bashkë në institucione…’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *