Kurti: Ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, kujdestar i popullit shqiptar të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf, i cili kishte shërbyer në këtë pozitë në periudhën 1998-2002.

Duke e falënderuar për rolin jetik dhe kontributin e çmuar në koordinimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Gjermanisë me shtetet tjera intervenuese të NATO-s më 1999, Kurti tha se ish-ministri Scharping i qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës kur kishte nevojë më së shumti. “Denoncimi i planit ‘Patkoi’, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, tha kryeministri.

Në librin “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, që përfshin ditarin me kujtime, ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *