Kurti: Identifikohen tri viktima nga Grupi i Intelektualëve pas 27 vitesh pritjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë pranuar tri raportet e para të ADN-së për mbetjet mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Sipas Kurtit, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, të cilat lidhen me të ashtuquajturin “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer më 19 prill 1999.

Raportet janë përcjellë te Instituti për Mjekësi Ligjore, ndërsa familjet e tri viktimave janë njoftuar për identifikimin.


- Advertisement -

Kurti tha se në ditët dhe javët në vijim priten edhe rezultatet e tjera të analizave të ADN-së, duke shprehur shpresën se familjet e personave të tjerë të zhdukur do të marrin përgjigje pas 27 vitesh pritjeje.

Ai kërkoi gjithashtu nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar që të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, si dhe për hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor”, ka deklaruar Kurti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *