Tani që kanë mbetur vetëm 3 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e presidentit, partitë kanë intensifikuar deklarimet për këtë çështje.
Derisa të premten mbrëma, kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për mos-zgjidhjen e çështjes, paraditen e së shtunës, ai doli me një propozim për partitë opozitare, duke u kërkuar atyre t’i propozojnë tre emra për president konsensual.
E kryetari i LDK-së tha se mund ta propozojë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani edhe për një mandat.





