Brikena dhe Mateo kanë thënë “Po” në altarin e Big Brother VIP Albania, duke ndjekur traditën e dasmave brenda formatit.
Edhe pas daljes nga shtëpia, çifti duket se nuk është ndarë nga simboli i këtij momenti, pasi vazhdojnë të mbajnë unazat që i shkëmbyen gjatë ceremonisë.
Mateo ka ndarë një fotografi ku shihet duke i mbajtur dorën Brikenës, ndërsa në fokus bien pikërisht unazat e tyre.





