Kurti dhe ministra vizitojnë Bashkësinë Islame në Kosovë për festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat nga kabineti qeveritar kanë shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës në rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kurti ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë. “Si çdo vit, edhe sivjet si për çdo Bajram vizitën e parë e bëjmë te myftiu Naim Tërnava, te kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë për t’i falënderuar për angazhimin, punën, rolin, kontributin edhe aktual edhe historik”, tha Kurti. “Sot kujtojmë edhe 37 hoxhallarë, imam, shehit që ranë heronj në luftën çlirimtare”, shtoi shefi i ekzekutivit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *