Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është kyç për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit.
Ai shtoi se përparimi në zbatimin e marrëveshjeve është i lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve.
Rudolph gjithashtu u shpreh se marrëveshja për të huajt dhe automjetet është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe se bashkëpunimi me institucionet është në rritje.
Diplomati gjerman theksoi se ndërprerjet në shërbimet e rëndësishme publike duhet të evitohen për të siguruar normalitetin e jetës së përditshme të qytetarëve.





