Kurti 20 minuta vonë në Rahovec për nderim të masakrës: Detajet e tmerrshme të ngjarjes të 1999-s në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur 20 minuta me vonesë në Pastasellë të Rahovecit në nderim të masakrës.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami e cila po ndjek nga afër zhvillimet në këtë masakër, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.


- Advertisement -

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 27 vjetësh figurojnë të pagjetur.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *