Kujtimet për Ish-Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë: Homazhe për Servet Pëllumbin

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi u përcoll për në banesën e fundit pas homazheve në nder të tij të mbajtura në ambientet e TKOB.

Qindra njerëz morën pjesë në nderimet e fundit për socialistin dhe politikanin e njohur, miq, të afërm dhe përfaqësues të politikës që vlerësuar maturinë dhe ekuilibrin e tij si politikan dhe njëri, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Në përfundim të homazheve mbajtën një fjalë djali i tij, ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, ish-deputeti Namik Dokle dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.


- Advertisement -

Në fjalimin e tij, Rama tregoi si kishte lindur simpatia e tij për Servet Pëllumbin dhe çfarë përcillte ish-kryetari. ‘Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit’, tha Rama.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *