Nxënësi nga Peja arrin sukses ndërkombëtar në fushën e astronomisë

Një sukses i veçantë vjen nga Shkolla Fillore “Asdreni” në Pejë, ku nxënësi Fron Shala ka arritur të certifikohet me sukses në një program prestigjioz ndërkombëtar.

Froni ka përfunduar kursin shkencor “SPU30x: Super-Earths and Life” në platformën HarvardX, pjesë e Harvard University, duke dëshmuar njohuri të avancuara në fushën e astronomisë që në moshë të hershme.

Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se, përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Froni ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi. ‘Kjo certifikatë e verifikuar nuk dëshmon vetëm njohuritë e tij të thella në shkencë, por edhe përkushtimin, disiplinën dhe vullnetin për të ndjekur standardet më të larta akademike botërore që në moshë të hershme.


- Advertisement -

Si shkollë, ndihemi krenarë që nxënësit tanë si Froni po dëshmojnë se me punë dhe ambicie, rruga drejt institucioneve më elitare të botës është e hapur.

Urime Fronit!

Vazhdo të na bësh krenarë me rrugëtimin tënd drejt dijes,’ thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *