Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, takon Koordinatorin e OKB-së në Kosovë për bashkëpunim të institucioneve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu priti sot në takim Koordinatorin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.

Pos O’Malley, në takim Haxhiut i shkuan edhe drejtuesit e agjencive të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT).

Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe sistemit të Kombeve të Bashkuara.


- Advertisement -

U fol edhe për mundësitë e reja të partneritetit me sistemin e OKB-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit institucional të vendit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *