Kryetari i Skenderajt: Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e angazhuar ndaj protestuesve

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte i pranishëm sonte në protestën e tetë me radhë që po mbahet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai shprehu shqetësimin se Qeveria e Kosovës “po tregohet qele gurin gojën”.Sipas Lushtakut, përfaqësuesit e Qeverisë do të duhej të ishin aty për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me këtë proces. “Pavarësisht bindjeve tona politike, kjo është Qeveria e Kosovës”, theksoi ai.

Ai gjithashtu kritikoi disa ministra dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “i janë gëzuar dënimit” të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


- Advertisement -

Në lidhje me pyetjen nëse pret aktakuza të reja nga Gjykata Speciale dhe nëse do të frikësohej nga një ftesë e mundshme, Lushtaku tha se “absolutisht nuk frikësohet”.

Ai shprehu gjithashtu mosbesimin e tij ndaj Gjykatës Speciale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *