Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqyteti e ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore.
Rama deklaroi se ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre.
Për dërgimin e mbeturinave në këtë pikë: Qytetarët duhet të kontraktojnë ndërmarrjen publike KRM Pastrimi ose ndërmarrjen Gjelbër +383 800 40004.





