Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Eksplozivi i ishte vënë makinës së një efektivi policie në qytetin e Lezhës.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë në Lezhë.





