Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar sot Nënë Terezën, me rastin e 5 Shtatorit, Ditës së Nënë Terezës.
Nënë Tereza është simbol i fuqishëm shqiptar i dashurisë, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit.
Në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’, përkujtuam jetën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme, përmes së cilës preku ndërgjegjen e mbarë botës dhe u dha zë, shpresë e dinjitet atyre që ishin harruar.
Trashëgimia e saj na kujton se madhështia e vërtetë qëndron në mirësi, përkushtim dhe dashuri ndaj tjetrit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





