Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u pyet nga gazetarët për gjendjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas Ramës, LDK-ja ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe duhet të vazhdojë në këtë rrugë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të luftuar autokracinë në Kosovë. “LDK-ja ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet të vazhdojë të jetë bashkë.
Nuk është për një individ, por për të ardhmen e vendit, për të mbrojtur demokracinë dhe për të luftuar autokracinë.
Këto janë temat kryesore, jo personat.”, ka theksuar Rama.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



