Kryetari i Prishtinës kritikon Qeverinë Kurti për ndëshkimin e qytetarëve të pazgjedhur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po ndëshkon qytetarët e vetëm pse nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri në mënyrë të qëllimshme po i bllokon komunat e Kosovës.

Rama ka thënë se me këtë qasje Kosova po rrëshqet drejt diktaturës. ‘Kërkojmë mbrojtjen e demokracisë, të Republikës dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Kompetencat e komunave duhet të respektohen njësoj si ato të nivelit qendror.

Pikërisht për këtë arsye qytetarët i zgjedhin kryetarët e komunave, që ata t’i çojnë proceset përpara.

Por çfarë ndodh nëse centralizohet e gjithë Kosova dhe me gjithçka merret vetëm një njeri?

Ky sistem njihet: është sistem komunist dhe diktatorial,’ ka thënë Rama në gazetën Nacionale.

Ai ka vlerësuar se kjo qasje e Qeverisë është e palogjikshme. ‘Unë këtë nuk e kuptoj. Është jashtë çdo logjike.

Në fund të fundit, qeveritarët dhe politikanët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në qeveri janë votuar nga qytetarët.

Mirëpo këta qeveritarë po punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të qytetarëve që i kanë votuar.

Ky është problemi.

Taksat dhe të hyrat që qeveria i mbledh nga qytetarët duhet t’u kthehen atyre në formën e ndihmës dhe përmirësimit të jetës, nëpërmjet komunave dhe projekteve të tjera qeveritare.

Qeveria po e bën të kundërtën: po i bllokon dhe po i saboton komunat,’ ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës ka folur edhe për kryetarët e komunave që qeverisen nga VV-ja, të cilët kanë refuzuar të përkrahin këtë protestë.

Ai ka bërë me dije se kjo është bërë me urdhër të partisë. ‘Po, unë e ceka që, për fat të keq, nuk besoj që ekziston demokraci në këtë parti.

Për këtë arsye, i përngjan më shumë një sekti sesa një partie, ku zërin e askujt nuk guxojnë me e dëgju, por vetëm të njërit apo të dy-tre vetave aty, të cilët i marrin vendimet.

Kështu që, nëse e kanë informatën që të mos bëjnë zë, atëherë nuk bëjnë zë,’ ka thënë ai, duke shtuar se në këtë protestë është dashur të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të VV-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *